Gjatë prezantimit në FC Prishtina, Kastriot Rexha, ka premtuar maksimumin për skuadrën e drejtuar nga Afrim Tovërlani, kurse ndihet i nderuar që do të djersitë fanellën “bardhekaltër”, transmeton Telegrafi.
“Ndihem i nderuar që jam pjesë e skuadrës së Prishtinës. Premtoi që do ta japi maksimumin për të arritur synimin e përbashkët që është titulli i kampiones. Marrëveshja me Prishtinën është gjashtë mujore”, ka thënë Rexha, i cili është golashënuesi i dytë në elitën e futbollit kosovar me 8 gola.
Ndërkohe, trajneri Adfrim Tovërlani ndihet i kënaqur me realizimin e këtij transferi. “Siç dihet gjatë vjeshtë kemi pasur problem në lojën në ajër, por me transferimin e Rexhës ky problem më nuk ekziston. Jemi të kënaqur me këtë transferim, pasi dihet se për çfarë futbollisti bëhet fjalë”, ka thënë Tovërlani.
Rexha në të kaluarën ka luajtur edhe për 2 Korrikun, KEK-un. Hysin, Trepçën ’89 dhe Vllazninë e Shkodrës. /Epokaere/Telegrafi/