Prishtina ka njoftuar se ka transferuar Egzon Bislimin.
22-vjeçari ishte pjesë e Ramiz Sadikut në dy vitet e fundit, ndërsa tani do të jetë tek bardhekaltrit.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:
???????? ????? ??????? ? ????????? ?????????̈?: ?????? ?? ? ??????? ??̈? ???? ??̈ “???????”?
Futbollisti i radhës që pa menduar dy herë vendosi që t’i bashkohet FC Prishtinës është portieri i talentuar Egzon Bislimi.
22-vjeçari vjen nga skuadra e Ramiz Sadikut, ekip me të cilin ka luajtur në dy vitet e fundit.
Bislimi ma parë ka qenë pjesë edhe e 2 Korrikut ndërkohë që talenti i tij ka rënë në sy edhe të Përfaqësueses së Kosovës U-21 për t’u bërë më pas pjesë e saj.
Egzoni si fëmijë ka qenë adhurues i Prishtinës dhe tifoz i flaktë i “Plisave”. Për nder të kësaj tifozerie ka vendosur që ta zgjedh numrin 87 për nder të vitit të themelimit (1987).
Ai është rrëfyer për faqen zyrtare të klubit me të nënshkruar kontratën me “bardhekaltërit”
????? ??? ??????? – Ideja për t’u bashkuar me Prishtinën ka qenë e trajnerit Ismet Munishi. Për mua fanella e Prishtinës do të thotë nder, privilegj dhe krenari.
???????? – Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe të dëshmojmë se mbi Prishtinën është vetëm qielli.
????????? – Kryeqytetit dhe shokëve të skuadrës i’u premtoj se ky 35-vjetor i “Plisave” dhe 100 vjetori i themelimit të klubit do të jetë tejet i veçantë. Numri 87 simbolizon vitit e themelimit të tifogrupit nga të cilët ka filluar dashuria për Prishtinën, e cila nuk do të shuhet kurrë.