Telegrafi

Zyrtare: Prishtina ndërprenë kontratën me mbrojtësin Bashiru

FC Prishtina ka marrë vendim për ta larguar mbrojtësin e majtë Abdul Bashiru.

Në fakt klubi kryeqytetas ka njoftuar se kontrata me lojtarin është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Mbrojtësi i majtë ka qenë që dy vite pjesë e Prishtinës, ku iu bashkua nga skuadra ganeze Dreams FC.

27-vjeçari ka qenë një titullar fiks nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa dhe ky vendim i klubit ka qenë i befasishëm.

“Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru. 27 vjeçari me Prishtinën ka regjistruar 71 ndeshje dhe 1 asistim”, thuhej në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Mbetet të shihet nëse Bashiru do të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit të Kosovës apo do të largohet nga vendi ynë. /Telegrafi/