Telegrafi

Zyrtare: Prishtina lëshon ‘bombën’ e kësaj vere, nënshkruan me sulmuesin Besart Berisha

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të njohur, Besart Berisha.

Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar me përforcime edhe pas nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka konfirmuar tashmë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes dhe transferimin e sulmuesit të njohur, Besart Berisha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Besart Berisha

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është̈ lënë̈ për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Ndryshe, Berisha ka përvojë të madhe pasi ka bërë karrierë në vende si Gjermania, Norvegjia, Danimarka, Anglia, Australia dhe Japonia.

Sulmuesi i njohur gjithashtu ka luajtur edhe me Kombëtaren e Shqipërisë̈ dhe atë të Kosovës.

36-vjeçari ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve, në Bundesliga, ndërsa është golashënuesi më i madh në histori të Australisë. /Telegrafi/