Telegrafi

Zyrtare: Prishtina dy ndeshjet e para si vendas do t’i luajë në Kampin Nacional në Hajvali

Gjendja e fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë e rënduar, gjë që ka bërë që Prishtina t’i zhvillojë ndeshjet jashtë shtëpisë së saj.

Klubi i Prishtinës ka arritur marrëveshje me FFK-në që dy ndeshjet e para t’i zhvillojë në Kampin Nacional në Hajvali.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani.

“Kërkesa jonë për të luajtur në Kampin Nacional në Hajvali është pranuar. Duket e ditur situatën dhe gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”, kemi qenë të gatshëm për një zgjidhje. Pra dy ndeshjet e para të xhiros së parë dhe të tretë do t’i luajmë në Hajvali”, ka thënë Osmani për Telegrafin.

Prishtina starton kampionatin këtë javë, pra të shtunën ndaj Feronikelit 74, ndërsa në javën e tretë do të luajë Sërish në Hajvali ndaj Malishevës.

Prishtina e pritur nga trajner Debatik Curri ka kryer fazën përgatitore dhe ka afruar disa lojtarë të talentuar për të qenë gati për sezonin 2023/24. /Telegrafi/