Telegrafi

Zyrtare: Prishtina dhe trajneri Debatik Curri ndajnë rrugët

photo by: @Shpend Ahmeti

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar ndarjen me trajnerin Debatik Curri pas një marrëveshje të dyanshme.  

Legjenda e futbollit shqiptar, Debatik Curri nuk do të jetë më trajner i Prishtinës, më të cilin ka fituar Kupën e Kosovës sezonin e kaluar.

Është vet klubi më i trofeshëm kosovar që ka njoftuar ndarjen me Currin me marrëveshje të dyanshme.

Ndarja mes palëve erdhi shkaku i rezultateve jo të mira këtë sezon, ku Prishtina nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe renditet e katërta me 13 pikë pas 10 ndeshjeve.

Postimi pa ndërhyrje i FC Prishtinës

Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri

FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë.

Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23.

/Telegrafi/