Telegrafi

Zyrtare: Predrag Milovic, trajner i Bashkimit

Bashkimi do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri prej ditës së martë (5 shtator).

Basketbollistët prizrenas do t’i drejtoj një trajner i ri, i cili do të përpiqet të sjell një frymë të re te “Arpagjik’t”.

Predrag Milovic do të jetë trajner i ri i Bashkimit ndërsa në klub do të jenë edhe Qëndrim Biraj, Imer Tahiri, Mikaile Timusic.

“Klubi ynë nga data 05.09. 2017 do të filloj me përgatitjet për edicionin basketbollistik 2017/2018.
Trajneri i ri i skuadrës për këtë sezon do të jetë Predrag Milovic , pjesë e skuadrës janë edhe lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës vitin e kaluar Qendrim Biraj (kapiteni i skuadrës), Imer Tahiri, Mikaile Timusic, Edmond Kryeziu dhe pjesë e ekipit nga sot është edhe lojtari i përfaqësueses se Kosovës Samir Zekiqi ..në ditët në vazhdim do të ketë edhe transfere të reja”, shkruan në njoftimin e klubit portokalezinj. /Telegrafi/