Telegrafi

Zyrtare: Prandelli trajneri i ri i Italisë

“Prandelli do të jetë trajner i Italisë për katër vite”, ka thënë një zëdhënës i Federatës Italiane të Futbollit, duke sqaruar se akordi është arritur mes Prandellit dhe presidentit të FIGC, Giancarlo Abete.

“Prandelli do të prezantohet zyrtarisht si përzgjedhës i Italisë pas Kampionatit Botëror”, shtoi zëdhënësi.

Detajet financiare dhe përbërja e stafit të Prandellit pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi/