Telegrafi

Zyrtare: Portieri Vokli Laroshi nënshkruan me Llapin

“Gardiani” 21-vjeçar, Vokli Laroshi, ka nënshkruar për dy-vite e gjysmë me Llapin.

Ai ka bërë karrierë në klube se Partizani dhe Tërbuni, ndërsa tani do të tentojë bëjë mirë te Llapi.

“KF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalya”.

“Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit”.

“Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t’u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit”.

“Laroshi vjen në ekipin tonë pas insistimit të kryetrajnerit Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës të cilët i falenderojmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në transferimin e Laroshit në klubin tonë. Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanellën dhe ngjyrat e KF Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/