Malisheva ka konfirmuar nënshkrimin me portierin turk Oytun Ozdogan, i cili së fundmi kishte kontratë me Malatyasporin.
Ka qenë klubi i Malishevës që ka njoftuar për ardhjen e re.
“Konfirmojmë transferimin e portierit Oytun Özdoğan nga Yeni Malatyaspor e Turqisë. Mirë se vjen Oytun!”, ka shkuar Malisheva në rrjetin sociale ‘Facebook’.
Portieri 25 vjeçar së fundmi ishte pa klub dhe me kalimin në Superligën e Kosovës kërkon ta kthejë në binar karrierën.
Ai karrierën e ka nisur te Fenerbahce, por aty nuk ka gjetur hapësira duke kaluar pastaj te Kirklarelispor dhe Malatyasor. /Telegrafi/