Telegrafi

Zyrtare: Portieri Eglant Haxho vazhdon kontratën me Llapin

Llapi ka nisur të mendojë për sezonin e ri të kampionatit të Kosovës.

Llapjanët tashmë kanë siguruar shërbimet e disa lojtarëve duke i sjell prej klubeve të tjera kosovare.

Por, trajneri Tahir Batatina po kërkon që t’i mbajë në radhët e veta edhe lojtarët që i kishte sezonin që lamë pas vetes.

Një prej tyre është edhe portieri, Eglant Haxho, i cili ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit bashkëpunimin me bardhekaltërit.

“Haxho i cili ka pasur paraqitje tejet të mira në stinorin e fundit do vazhdoj ti jap skuadrës sigurinë në portë edhe për një vit”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Haxho në stinorin 2018/19 ka pasur 17 paraqitje, duke mbajtur portën e pa prekur 8 herë. /Telegrafi/