Telegrafi

Zyrtare: Portieri Darko Tofiloski nënshkruan me Trepçën ’89

Portieri maqedonas Darko Tofiloski është zyrtarisht futbollist i Trepçës’89.

Ish ‘gardiani’ i Dritës, do të kthehet sërish në Superligën e Kosovës, pasi në sezonin e kaluar u shpall kampion me gjilanasit.

“Tofiloski ka pasur një karrierë mjaftë të pasur ku ka luajtur në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ligën e parë të Zvicrës, Superligën e Sllovakisë, me disa ekipe të ndryshme, Superligën e Armenisë dhe së fundi ishte pjesë e FC Dritës. Welcome Darko Tofiloski”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89.

Klubet kur Tofiloski ka luajtur janë Pobeda, Schaffhausen, Kosice, Ruzomberok, Dunajska Streda dhe Alashkert.

Ai ka pasur një rikthim te Pobeda, ndërsa gjashtë muajt e fundit ishte pa skuadër. /Telegrafi/