Ulpiana ka filluar të mendojë për stinorin pranveror, duke nënshkruar me portierin Andi Thaqi.
Ky i fundit luajti te Arbëria në stinorin pranveror, ndërsa pritet ta zëvendësojë Armend Blakoqorin që u largua nga klubi.
“Ulpiana përforcon portën, akord me ish-portierin e KF ARBËRIA. Goditje të fuqishme në këto orë të merkatos, teksa Ulpiana ka arritur akordin me ish-portierin e KF ARBERIA, Andi THAQI, raporton Klubi ULPIANA”.
“Andi Thaqi ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti. Transferimi i portierit u bë i mundur falë Drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do ta prezantoj”.
“Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/