Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, nënkolonel Rexhep Sijarina është takuar sot me përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të kryesuar nga kryeprokurori, Imer Beka, ndërsa kanë folur për bashkëpunimin reciprok.
Nënkolonel Rexhep Sijarina u fokusua në fushat që kryesisht lidhen me punët e përbashkëta, duke i dhënë një theks të veçantë dinamikës së zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend.
Nga ana tjetër, prokurori Beka, duke vlerësuar lartë koordinimin, që kanë zyrtarët e këtyre dy institucioneve, forcimin e bashkëpunimit e cilësoi si lehtësim në aktivitetet e përbashkëta për të ardhmen.
Gjatë takimit, palët pjesëmarrëse diskutuan për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe avancimit të bashkëpunimit.
Palët gjithashtu u pajtuan se me gjithë se rolet e ndara në luftën kundrejt krimit dhe dukurive të tjera antisociale, qëllimin e kanë të përbashkët, ndërmarrjen e masave të cilat do t’i kontribuonin ngritjes së efikasitetit në kuadër të kësaj lufte në të gjitha fazat dhe format e saj. /Telegrafi/