Mauricio Pochettino ka vazhduar kontratën me Tottenham Hotspurs.
Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare pasi me sukses udhëhoq skuadrën në Ligën Premier.
Një xhiro para fundit, Tottenham e ka të garantuar përfundimin në tri pozitat e para të ligës elitare angleze, përkatësisht gjendet në vendin e dytë të renditjes tabelore.
“Ne besojmë se ky është vetëm fillimi”, deklaroi Pochettino për uebfaqen zyrtare të Tottenhamit,
Kujtojmë se 44-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në vitin 2014, ndërsa paraprakisht ishte trajner i Sothhamptonit. /Telegrafi./