Mauricio Pochettino do të mbetet trajner i gjigantit francez PSG, pasi ka vazhduar sot kontratën.
Trajneri ka nënshkruar kontratë të re, që pritet ta mbaj atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2023.
Përveç tij, klubi francez ka arritur marrëveshje edhe me stafin e argjentinasit, dhe të gjithë kanë nënshkruar kontratën deri në vitin 2023.
🔴 #Pochettino2023 🔵 pic.twitter.com/590IvYOqDQ
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 23, 2021
Mauricio Pochettino është shprehur shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës.
“Unë jam me të vërtetë shumë i lumtur, për veten time dhe gjithashtu për stafin tim”.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të ndiejmë besimin e klubit dhe ne do të japim maksimumin tonë në mënyrë që mbështetësit të jenë krenarë për Paris Saint-Germain”.
Paris Saint-Germain is delighted to announce Mauricio Pochettino and his staff are now contracted to the club from the capital until 30 June 2023. ✍️🔴🔵 https://t.co/daOhYRpEh9
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 23, 2021
“Kjo është arsyeja pse ne do të përpiqemi t’i arrijmë objektivat tona të gjithë së bashku, si një. Njëzet vjet më parë isha kapiten i këtij klubi dhe sot jam trajner, është një ëndërr e realizuar”, përfundoi Pochettino. /Telegrafi/