Klubi francez, Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, i cili vjen si pasues i gjermanit Thomas Tuchel.
Javën e fundit të vitin 2020, drejtuesit e PSG-së vendosën të shkarkojnë trajnerin gjerman, Tuchel, duke befasuar të gjithë pas një fitore 4-0 në kampionat ndaj Strasbourg.
Pas shkarkimit të Tuchel shumë emra u përfolën si pasues të mundshëm të tij, si Massimiliano Allegri, Thiago Motta dhe Mauricio Pochettino.
Megjithatë, vetëm ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Pochettino, doli të jetë ‘i vërteti’, pasi drejtuesit e klubit nga Parc des Princes arritën marrëveshje me të.
Është vet klubi francez që ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me argjentinasin, i cili në të kaluarën edhe ka luajtur si futbollist aktiv.
“Mirësevjen Mauricio Pochettino”, shkruhet në postimin zyrtar të klubit francez në Twitter, ndërsa detaje tjera nuk janë zbuluar momentalisht. /Telegrafi/
Welcome Mauricio Pochettino 👋pic.twitter.com/Fr4ZgKxhNI
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 2, 2021