Telegrafi

Zyrtare: Pique pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

Gerard Pique (Getty Images)

Kapiteni i tretë i Barcelonës, Gerard Pique, u shfaq para mediave përpara takimit ndaj Sevillës për Superkupën e Spanjës dhe shpjegoi vendimin e tij për të larguar nga kombëtarja spanjolle.

Pas legjendës Andres Iniesta, tani edhe Pique ka vendosur të pensionohet dhe nuk do të jetë më e përfshirë me Spanjën pas Kupës Botërore të verës.

Lexo po ashtu Andres Iniesta pensionohet nga kombëtarja e Spanjës

“Unë fola me Luis Enrique disa ditë më parë”, ka thënë fillimisht Pique në konferencën për shtyp.

“Ai më thirri dhe i thashë atij se vendimi im për tu larguar ishte bërë pak kohë më parë”.

Pique gjatë konferencës për shtyp (Foto: Marca)

“Jam i lumtur se si shkoi karriera ime ndërkombëtare”.

“Tani dua të përqendrohem te Barcelona”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Pique ka fituar Kupën e Botës me Spanjën (Getty Images)

Ndryshe, 31-vjeçari Pique ka zhvilluar 102 ndeshje zyrtare me Spanjën duke shënuar edhe pesë gola.

Pique me kombëtaren e Spanjës ka fituar edhe një Kampionat Botëror në vitin 2010 dhe një Kampionat Evropian më 2012. /Telegrafi/