Sezoni i Ligës Premier është pezulluar deri më 3 prill për shkak të pandemisë coronavirus.
Liga Premier thirri një takim urgjent me klubet e tij sot (e premte) në mëngjes në lidhje me ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, përpara se të bëhej një njoftim zyrtar në orën 11:00.
Ata vendosën të pezullojnë kampionatin, duke u bërë liga e fundit nga të mëdhatë që pezullon përkohësisht sezonin.
Janë vet faqet zyrtare të Ligës Premier që kanë njoftuar për ndaljen e përkohshme të futbollit në Angli.
“Pas një mbledhje të aksionarëve sot, u vendos unanimisht që të pezullohet Liga Premier me qëllim kthimin në 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve në atë kohë”, thuhet në njoftim.
The Premier League, FA, EFL and WSL have collectively agreed to postpone the professional game in England
Full statement: https://t.co/XcDyzBp4Ol pic.twitter.com/cmYjoY3LRR
— Premier League (@premierleague) March 13, 2020
Ligat kryesore në Spanjë, Itali, Francë, Portugali, Holandë dhe Irlandë janë pezulluar të gjitha, ndërsa Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 i Francës po luhen pas dyerve të mbyllura.
Ndryshe, ekipe të shumta të Ligës Premier janë ndikuar nga përhapja globale e Covid-19.
Arsenali të enjten konfirmoi që skuadra e tyre e parë e ekipit dhe trajnerët do të izoloheshin pasi menaxheri i tyre, Mikel Arteta doli pozitiv në testin e coronavirusit.
Chelsea gjithashtu njoftoi se lojtarët e tyre janë duke u izoluar pasi reprezentuesi anglez, Callum Hudson-Odoi, gjithashtu rezultatoi pozitiv.
Edhe skuadrat tjera kanë vendosur të izolohen, ndërsa dyshohet edhe për raste tjera pozitive të coronavirusit në Ligën Premier. /Telegrafi/