Telegrafi

Zyrtare: Petr Cech rikthehet te Chelsea, por me një rol drejtues

Ish-portieri i njohur çek, Petr Cech është rikthyer tek Chelsea në një rol drejtues dhe këtë e ka zyrtarizuar vetë klubi anglez.

Chelsea ka zyrtarizuar rikthimin e Cechit në skuadër, por jo në mes të shtyllave.

Klubi londinez e ka emëruar portierin e njohur çek në një rol të qujatur si këshilltar të ri teknik dhe të performancës.

Është vet klubi nga Stamford Bridge, i cili ka zyrtarizuar pozitën e çekut në të gjitha rrjetet sociale dhe faqen zyrtare.

“Petr Cech është këshilltari ynë i ri teknik dhe i performancës! Mirë së kthehesh i madhi Pete”, thuhet në njoftimin e Chelseat.

Cech ka mbrojtur ngjyrat e Bluve gjatë viteve 2004-2015 duke zhvilluar 494 ndeshje dhe duke fituar trofe të rëndësishëm si Liga Premier, Fa Cup, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës. /Telegrafi/