Verdh e zinjtë, kanë bërë një goditje tjetër të madhe gjatë afatit kalimtar, pasi tani
kanë transferuar fundorin kroat Luka Petkoviq, transmeton Telegrafi.
Petkoviq është i gjatë 1.90 centimetra, ndërsa specialitet i tij janë gjuajtjet nga distanca e largët, ndërsa ai njihet edhe si një mbrojtës shumë i zoti.
26-vjeçari më parë ka bërë karrierë edhe në elitën e basketbollit kroat tek skuadrat si Slavonski Brod, Sibenik dhe Dubrovnik, ndërsa ai ka luajtur edhe në Iran e Slloveni, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Handlova në kampionatin sllovak. /Telegrafi/