Përparim Hetemaj është larguar përfundimisht nga skuadra e tij e deritanishme Chievo.
Mesfushori shqiptar, Hetemaj është lojtar i ri i skuadrës nga Serie B, Beneventos.
Drenicasi ka arritur marrëveshje dy vjeçare me skuadrën nga Serie B, dhe ka për synim ta rikthej ekipin në Serie A.
Hetemaj u largua nga Chievo pas tetë vitesh, ndërsa i bashkohet Beneventos si futbollist i lirë.
Interesim për shqiptarin me pasaportë finlandeze kishin shfaqur edhe disa skuadra tjera italiane si Spal e Lecce.
Ndërsa ai u kërkua edhe në Turqi nga Trabzonspor, por vendosi t’i bashkohej Beneventos. /Telegrafi/