Mesfushori kroat, Ivan Perisic ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën italiane, Inter, pjesë e së cilës do jetë deri në vitin 2022.
Perisic ishte afër largimit nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës me gjigantin anglez, Manchester United që ishin shumë të interesuar për shërbimet e tij.
Megjithatë, ky transferim nuk ndodhi pasi Djajtë e Kuq nuk arritën të përmbushin çmimin e kërkuar prej 55 milionë eurove nga Interi.
Tani pasi kjo histori ka përfunduar, kroati dhe skuadra italiane kanë rënë në ujdi për të vazhduar kontratën deri në vitin 2022, ku sipas mediave italiane paga është përmirësuar në 4.5 milionë në sezon duke u bërë i dyti më i paguar pas kapitenit Mauro Icardi.
“FC Internazionale Milano janë të lumtur të ju lajmërojnë se Ivan Perisic ka rinovuar kontratën e tij dhe do jetë i lidhur me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2022!”, thuhet në komunikatën e Interit.
Ndryshe, Perisic u bashkuar me Interin në sezonin 2015/16 dhe që nga ajo kohë ka bërë 81 paraqitje në të gjitha garat me italianët duke shënuar edhe 20 gola. /Telegrafi/