22- vjeçari çaloi pasi goditi penaltinë pranë rezultatit 2-2 në ndeshjen kundër Barcelonës, ndërsa në një deklaratë ishte vetë Fabregas ai që pohoi se mund të kishte thyer këmbën.
Pas skanimeve të kryera gjatë ditës është zbuluar se ai ka një thyerje të vogël në fibulin e këmbës së djathtë për ta lënë atë jashtë aksionit për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas parashikimeve të klubit, Fabregas duhet të jetë i gatshëm me kohë për Kampionatin Botëror.
Kjo është një goditje e rëndë për Arsene Wengerin, që do të duhet t’ia bëjë pa futbollistin kryesor në ndeshjet e mbetura vendimtare të këtij sezoni. /Telegrafi/
Përfundon sezoni për Fabregas?
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Barcelonës, lëndim i cili mund ta mbajë atë jashtë aksionit për pjesën e mbetur të sezonit.
Fabregas u lëndua vetvetiu pas goditjes së penaltisë që i dha barazimin e artë Arsenalit në takim kundër Barcelonës.
“Nuk jam mirë. Të presim deri nesër, por unë shpresoj se do të mund të vesh përsëri fanellën e Arsenalit këtë sezon. I frikësohem më të keqes, ndonjë thyerje. Nuk mendoj se do të jenë lajme të mira, por shpresoj të jenë”.
“Kur e ekzekutova penaltinë, isha mjaft i fortë, por kur shkova për ta marrë topin, unë nuk munda të ecë më. Mendoj se është fibula. Mendoj se e godita atë kur hyri në të dyja këmbët e Puyol. Deri te penaltia ndjehesha mirë”.
“Ndeshja ishte përvojë e jashtëzakonshme që do ta kujtoj gjatë gjithë jetës”, u shpreh Fabregas. /Telegrafi/