Leicester City e ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të Rayo Vallecanos, Raul Uche Rubio.
Talenti 18-vjeçar do të bëhet zyrtarisht lojtar i ‘Dhelprave’ më 1 korrik, kur edhe do ta nënshkruajë kontratën katërvjeçare.
Ky është transferimi i tretë i kampionit të Ligës Premier, pas Luis Hernandez dhe Ron-Robert Zieler.
Klikoni për të gjitha lajmet nga TRANSFERIMET
Skuadra e Claudio Ranierit është duke rekrutuar lojtarë të rinj pas triumfit befasues në Angli dhe po përgatitet për sezonin e ri.
Futbollisti i Norwich Cityt, Robbie Brady, është shënjestra e radhës. /Telegrafi/