Site icon Telegrafi

Zyrtare: Përfaqësuesja e Kosovës përforcohet me dy lojtarë

Basketbollistët Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati vendosën të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmi konfirmohet nga kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

“Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati do të luajnë për Kosovën. Ata janë konfirmuar si lojtarë të Kosovës dhe do të paraqiten në gara qysh këtë verë! Pas negociatave disa mujore me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë dhe me pajtimin dhe kërkesën e të dy lojtarëve është arritur marrëveshja që Gëzimi dhe Erjoni të ndërrojnë nënshtetësinë e FIBA dhe të luajnë për vendlindjen e tyre. Është ky lajm fantastik për sportin e Kosovës dhe përforcim shumë i madh për Përfaqësuesen e Kosovës. Nga data 2 korrik ata i bashkohen Edos, Dardanit, Lis Shoshit, Sinës, Hajrizit, Rugovës etj. nën udhëheqjen e trajnerit Brad Greenberg dhe ekipit të tij do të bëjnë historinë për basketbollin e Kosovës!”, shkruan Erolld Belegu, kryetar i Federatës së basketbollit të Kosovës në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version