Telegrafi

Zyrtare: Pepe lojtar i Arsenalit, thyhet rekordi i klubit

Arsenali e ka zyrtarizuar blerjen më të re të klubit, Nicloas Pepe nga Lille.

Nicolas Pepe është nënshkrimi me shifër rekord nga klubi pasi u bashkua nga Lille. Ai i ka kushtuar klubit londinez rreth 80 milionë euro.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është shprehur i lumtur me ardhjen e afrikanit.

“Nicolas është një anësor me shumë vlera dhe me talent, i cili u kërkua nga shumë klube të mira në Evropë”.

“Nënshkrimi i një anësori të klasit të lartë ka qenë një nga objektivat tona kryesore në këtë afat kalimtar dhe unë jam i lumtur që po bashkohet me ne”.

“Ai do të shtojë ritmin, fuqinë dhe kreativitetin, me qëllim që të sjellë më shumë gola në ekipin tonë”, ka thënë Emeri.

24 vjeçari do të veshë fanellën Nr.19. /Telegrafi/