Site icon Telegrafi

Zyrtare: Pensionohet reprezentuesi i Kosovës, Enis Alushi

Enis Alushi i ka dhënë fund karrierës prej futbollisti profesionist dhe tashmë pritet të merret me punën e menaxherit të lojtarëve.

Mesfushori ka qenë një kohë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku ka pasur nëntë ndeshje ndërsa nuk ka realizuar ndonjë gol.

Lajmin rreth pensionimit të lojtarit e ka dhënë bashkëshortja e saj, e cila ka qenë lojtare e futbollit, Fatmire Bajramaj, e njohur më mirë si Lira.

“Pas 15 vjetësh në futbollin profesionist, ti tash do ta nisësh një rrugë të re si menaxher i futbollistëve në agjenci të njohur. Do t’i mbetesh besnik futbollit sepse e do atë shumë. Ariani, Ela dhe unë jemi mjaft krenar me ty”.

“Gjithmonë ke bërë gjithçka për ne. Të urojmë çdo të mirë i dashur. Edhe pse është ndonjëherë e mërzitshme që duhet të jesh në telefon për shumë kohë, ne do të të mbështesim gjithmonë. Faleminderit që më bën të lumtur”, ka shkruar ish-futbollistja e njohur shqiptare.

Ndryshe, futbollisti ishte i huazuar te Maccabi Haifa gjersa kartonin e tij e kishte skuadra gjermane e Nurnbergut. /Telegrafi/

Exit mobile version