Telegrafi

Zyrtare: Pensionohet Patrik Doçi

Patrik Doçi, me rastin e tërheqjes nga loja aktive, përmes rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë që e ndihmuan në karrierë.

“Miq të dashur,ish kolegë dhe futbollist, gazetar sportivë, sado që e kam vështirë por nga dita e sotit erdhi koha që edhe unë si shumë të tjerë ti them lamtumirë karrierës sime si futbollistë aktiv, pas 20 viteve”.

“Falenderoj klubet ,kryesit e klubeve,grupet e tifozëve ,trajnerët e parë Bedri Qejkun, pastaj Erdogan Celinën e Skender Shengylin të cilët patën besim të plotë në mua”.

“Ndërsa, falënderimi i veçantë i takon familjes Çollaku, menaxherit Esat Çollaku, i cili bëri shumë në karrierën tim”, ka shkruar ndër të tjerash prizrenasi.

Ai ka bërë të ditur se karrierën do ta vazhdoj si ndihmës-trajner në NK Moslavina të Bosnje-Hercegovinës. /Telegrafi/