Telegrafi

Zyrtare: Pensionohet Frank Lampard

Frank Lampard ka njoftuar pensionimin nga futbolli.

Ish-mesfushori i Chelseat,në këtë formë i ka dhënë fund karrierës 21-vjeçare prej futbollisti.

Britaniku 38-vjeçari ka thënë “se kjo është koha e duhur që ai t’i japë fund karrierës”, transmeton Telegrafi.

Ai ka fituar tre tituj të Ligës Premier, katër FA Cup si dhe nga njëherë Ligën e Kampionëve dhe të Evropës.

Kujtojmë se Lampard ka nisur karrierën në West Ham United ndërsa ka luajtur me Chelsean, Manchester Cityn dhe New York Cityn. /Telegrafi/