West Ham United ka përzgjedhur një nga trajnerët më të respektuar të futbollit në botë në Manuel Pellegrinin.
Kiliani 64-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me klubin e presidentit, David Sullivan.
Ish menaxheri i Manchester Cityt dhe Real Madridit e la punën te Hebei China Fortune gjatë fundjavës dhe zëvendësoi David Moyesin.
It’s official… https://t.co/jY0MdupVpP
— West Ham United (@WestHamUtd) May 22, 2018
“Manuel sjell një futboll sulmues dhe do të gjej në klub një skuadër që ka mentalitet sulmues”, tha Sullivan.
“Mbi të gjitha, ai është një mentalitet fitues, i cili e di se çfarë duhet të ketë sukses në nivelin më të lartë dhe është shtyrë për të vazhduar këtë sukses. Manuel është menaxheri i parë i West Ham United që ka një titull të fituar të Ligës Premier”, tha Sulivan.
Pellegrini, i cili kishte qenë një objektivi kryesor nga fillimi i kërkimit të trajnerit të ri, do t’i bashkohet në stadiumin e Londrës me ndihmësin Ruben Cousillas.
Theksojmë se “çekanët” vitin e ardhshëm nuk do të luajnë në ndonjë garë evropiane. /Telegrafi/
Your new West Ham United manager… #WelcomePellegrini pic.twitter.com/UuPWfGCZbz
— West Ham United (@WestHamUtd) May 22, 2018