Talenti i madh italian, Pietro Pellegri ka kompletuar transferimin e tij nga Genoa tek Monaco dhe është lojtari më i ri i skuadrës franceze.
16-vjeçari i talentuar italian ishte njëri nga emrat më të lakuar në Serie A rreth një kalimi tek njëra nga skuadrat e mëdha italiane.
Kjo pasi për shërbimet e tij interesim kishte shprehur Inter, Juventusi, Milani dhe Napoli.
Por, Pellegri ka befasuar të gjithë pasi ka pranuar ofertën e transferimit tek skuadra e madhe franceze, Monaco.
Monaco dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, ku shifra e kësaj marrëveshje mendohet të jetë 25 milionë euro plus bonuse.
Megjithatë, Genoa ka firmosur edhe një marrëveshje ku në transferimin e radhës së talentin italian do të fitojë 10 për qind.
Pellegri ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për pesë vite, teksa mendohet se do të fitojë një milion euro në sezon.
Ndryshe, italiani i talentuar ka debutuar në Serie A me 15 vjet e 280 ditë duke thyer rekordin e gjitha kohërave të mbajtur nga Amadeo Amadei.
16-vjeçari gjithashtu ka thyer edhe rekordin e shënuesit më të ri në kampionatin italian duke gjetur golin ndaj Romës sezonin e kaluar me vetëm 16 vjet. /Telegrafi/
"Je suis très heureux de rejoindre l’AS Monaco. J’ai très vite été convaincu du projet qui permet à des jeunes comme moi de pouvoir progresser et s’épanouir dans le futur. Je vais travailler dur pour devenir un joueur important du club."
_____ Pietro Pellegri 🇲🇨 pic.twitter.com/btKoH7vwdk
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) January 27, 2018