Site icon Telegrafi

Zyrtare: Peja vazhdon me Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin

Dy nga basketbollistët më të dalluar në Kosovë, Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi kanë vendosur të vazhdojnë me klubin e Pejës.

Lajmin për vazhdimin e kontratës më klubin “verdhë e zi” e ka bërë të ditur klubi pejan përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Dy basketbollistët në fjalë do të mbesin në “Karagaq” edhe për edicionin 2020/2021.

Kujtojmë se këta dy basketbollistë nuk janë të vetmit që Peja i ka zyrtarizuar.

Klubi pejan më parë i ka zyrtarizuar edhe Amel Kuljuhovic dhe Sedin Karavdic gjatë ditës së sotme.

Me këtë dyshe edhe disa përforcime të reja, Peja pritet të jetë kandidat për titull sezonin që po vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version