Klubi i basketbollit i Pejës nuk e ka ndërmend së përforcuari ekipin pas rezultateve të fundit të dobëta në Superligës e Kosovës si dhe në Ligën Ballkanike.
Pa kaluar asnjë orë, pejanët kanë transferuar edhe një basketbollistë tjetër. Kështu së paku bën të ditur ueb-faqja zyrtare e klubit verdhezinjë.
Bëhet fjalë për basketbollistin slloven Robert Abramovic, i cili luan në pozitën e fundorit-organizator, transmeton Telegrafi.
“KB Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Sllovania, Robert Abramovic, i cili luan në pozitën e organizatorit. Robert ka një përvojë në Supërligën sllovene dhe atë austriake tek ekipet si: Skofja Loka, Raiffaisen Graz, Zlatorog Lasko, Raiffeisen Panthers, Grusuplje, Hopsi Polzela. Së fundi, ai ishte pjesë e ekipeve maqedonase Kozuv dhe Zabok. Robert njihet si një lojtar i shpejt dhe i saktë nga distanca”, shkruan në njoftimin e klubit të Pejës.
Vlen të theksohet se para një ore pejanët triumfuan Slobodan Miljanicin, i cili është i gjatë 201 centimetra dhe luan në pozitën 3-4.
Ndryshe, Peja ka pësuar humbje në takimin e parë të Ligës Ballkanike kundër Teodos si dhe së fundi, pësoi humbje të papritur kundër Trepçës në kuadër të ligës elitare basketbollistike kosovare. /Telegrafi/