Dion Dixon është basketbollisti më i ri i Pejës dhe vjen në Kosovë me një eksperiencë të mirë në Evropë dhe kontinente tjera.
Dixon luan në pozitën e fundorit dhe ka eksperience në Evrope me klubet si AEK Larnaka ku edhe është shpallur kampion në Qipro, ndërsa ka luajtur edhe në Maqedoninë e Veriut me klubin MZT.
Ai gjithashtu ka fituar kupën e shtetit në Tunizi dhe ishte kampion me ekipin e tij në Venezuele.
Dion arrin në qytetin e Pejës të hënën, ku edhe do jetë i gatshëm që t’i bashkohet ekipit.
Peja së bashku me Rahovecin janë lider në Superligën e Kosovës në Basketboll. /Telegrafi/