Klubi basketbollistik, Peja e ka bërë edhe një përforcim, duke dëshmuar ambiciet e mëdha para fillimit të sezonit të ri.
Peja ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Austin Tillotson.
Marrëveshjen me basketbollistin, klubi pejan e ka njoftuar përmes faqes zyrtare në Facebook.
Amerikani në tri edicionet e fundit ishte pjesë e Colgate Raiders, ku kishte mesatare të pikëve prej 15.1, 3.3 kërcime dhe 5.2 asistime për ndeshje.
Sipas faqes zyrtare të Pejës, Tillotson njihet si asistues i mirë dhe shënues shumë i mirë nga distanca e trepikëshit. /Telegrafi/