Site icon Telegrafi

Zyrtare: Peja i ndanë rrugët me trajnerin Sevim

KB Peja ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Can Sevim.

Përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi pejan bëri të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin me marrëveshje të dyanshme.

“Faleminderit Can Sevim! KB Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërpre bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim”.

“Trajnerin Sevim e falënderojmë për punën e tij të madhe këtë sezon dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Peja aktualisht gjendet në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll me 37 pikë, dy më pak se lideri, Golden Eagl Ylli. /Telegrafi/

Exit mobile version