Telegrafi

Zyrtare: Pefqeli dhe Hasanaj kthehen te Prishtina

Mërgim Pefqeli dhe Donat Hasanaj janë rikthyer te Prishtina, pas një viti të kaluar në klubet tjera.

Pefqeli kthehet pas një viti të kaluar te Llapi, ndërsa Hasanaj pas gjashtë muajve të kaluara te Drita dhe gjashtë muaj te Flamurtari.

Pefqeli dhe Hasanaj njihen si dy futbollistë që kanë kaluar të gjitha kategoritë tek shkolla e futbollit Prishtina, të vlerësuar dhe konsideruar ndër më të dalluarit nga shkolla jonë.

Pefqeli pas rikthimit te Prishtina ka thënë se ndjehet mirë në klubin amë, ndërsa ka shtuar se do të luftojë shumë që ta kthejnë titullin në kryeqytet.

“Ndjenja e rikthimit është shumë e mirë sepse u ktheva tek klubi i zemrës dhe fëmijërisë. Të bartësh fanellën bardhëekaltër është nderi i madh, veçanërisht për mua. U ktheva ngase e ndjeva vetën të obliguar të ndihmoj klubin qe titulli kampion të kthehet në Prishtinë sepse tifozëria që e kemi e meritojnë t’i shpërblejmë pas shumë vitesh. Unë ju premtoj qytetarëve të Prishtinës dhe tifozëve tanë të flaktë “Plisave” që do të jap 100 % nga vetja ime, që t’ia kthejmë nderin dhe madhështinë klubit duke kthyer titujt në kryeqytet”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Hasanaj, ka thënë se është e vështirë t’i thuash jo Prishtinës.

“Rikthimi në klubin ku mora hapat e parë si futbollistë është emocionues dhe shumë sfidues njëkohësisht, pasi që ndjehesh i obliguar të japësh gjithmonë̈ më të mirën nga vetja, pasi që behet fjalë për klubin e zemrës dhe njëherë klubin më të madh në Kosovë. Prishtinës është vështirë t’i thuash jo. Çdo futbollist ëndërron që një ditë të vesh fanellën e Prishtinës, sidomos për ne që kemi kaluar gjitha moshat dhe jemi rritur këtu”.

“Klubi është emblema e qytetit dhe njëherit shpirti i saj. Kemi nevojë të madhe për mbështetje që të arrijmë objektivat së bashku. Shpresojë qe këtë vit titullin e kampionit ta kthejmë ne Prishtinë bashkë me “Plisat” të cilët në çdo moment janë afër nesh dhe klubit”, ka thënë Hasanaj. /Telegrafi/