Napoli ka transferuar sulmuesin e Genoas, Leonardo Pavoletti.
Napolitanët kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me sulmuesin italian, i cili pritet të jetë zëvendësues i Arkadiusz Milik, deri polaku të kthehet.
“Mirë se vjen, Leonardo”, ka shkruar presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, duke i uruar mirëseardhje italianit.
Ky transferim besohet se i ka kushtuar Napolit rreth 16 milionë euro.
28-vjeçari në 44 paraqitje ka shënuar 23 gola për Genoan. /Telegrafi/