Telegrafi

Zyrtare: Patrick Vieira, trajner i ri i Crystal Palaces

Crystal Palace ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Patrick Vieiran.

Trajneri francez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me The Eagles, bëhet ë ditur nga klubi anglez.

Vieira në vitin 2018 mori drejtimin e klubit nga Ligue 1, Nice, duke u plasuar në atë edicion në vendin e shtatë.

Në sezonin 2019/20, ai e dërgoi klubin në vendin e pestë, duke e kualifikuar në Ligën e Evropës.

Kështu, Crystal Palace arriti marrëveshje me Vieiran, e që është zëvendësues i Roy Hodgson. /Telegrafi/