Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato është lojtari më i ri i brazilianëve të Sao Paolos.
Ish-sulmuesi i njohur i Milanit ka bërë kalimin e tij nga Superliga e Kinës te ajo braziliane, tek skuadra e Sao Paulos.
Është vet klubi brazilian që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare kompletimin e transferimit të Patos.
Pato vjen si lojtar i lirë nga Tianjin Quanjian, ndërsa ka vendosur të nënshkruaj kontratë të vlefshme trevjeçare.
São Paulo FC is your home, @AlexandrePato!! 🇾🇪 pic.twitter.com/zs2GTOszpW
— São Paulo FC (@SaoPauloFC_eng) March 27, 2019
“Sao Paolo është shtëpia jote”, ka shkruar klubi brazilian në njoftimin e tyre në rrjetet sociale.
Ndryshe, Pato ka pasur karrierë të bujshme edhe në Evropë, ku ka spikatur me fanellën e Milanit, pastaj ka luajtur edhe te Chelsea dhe Villarreali. /Telegrafi/