Telegrafi

Zyrtare: Pato i bashkohet kampionatit kinez

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato është larguar nga Villareal për të vazhduar karrierën në Kinë.

Pas shkëlqimit në La Liga, Villareal ka pranuar ofertën e klubit kinez, Tianjin Quanjin për ta shitur brazilianin.

Nga ky operacion, Villareal ka fituar rreth 18 milionë euro, ndërsa me bonuse kjo shumë do të rritet edhe për tre milionë euro të tjera.

Pato gjatë këtij sezoni me Villarealin ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kinës

Ai ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën kineze ku do të fitojë rreth shtatë milionë euro në stinor.

Kujtojmë që Villareal e pagoi vetëm tre milionë euro blerjen e tij nga Corinthians dhe tani transferimi i tij i ka mbushur arkat e klubit.

Në Tianjin Pato do të punojë me trajnerin italian Fabio Canavaron, ndërsa kjo skuadër javë më parë ka transferuar edhe mesfushorin belg, Axel Witsel. /Telegrafi/