Marseille ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Andre Vilas-Boas.
Kjo më shumë ishte si një dorëheqje nga trajneri portugez, pasi klubi francez nuk ka respektuar marrëveshjen me të.
Villas-Boas ishte acaruar me transferimet që ka bërë klubi në afatin kalimtar të janarit, duke transferuar një lojtar që ai nuk e kishte në planet e tij.
L’Olympique de Marseille annonce la mise à pied à titre conservatoire d’André Villas-Boas.
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) February 2, 2021
Kështu, portugezi kërkoi menjëherë dorëheqjen, derisa Marseille njoftoi se e ka shkarkuar atë.
Lojtari i transferuar është Olivier Ntcham, e që Boas ka thënë se ai nuk e ka kërkuar transferimin e tij.
“Dua vetëm të largohem nga Marseille. Nuk jam duke kërkuar asgjë tjetër nga bordi. Nuk kam dëgjuar ende asgjë nga propozimi im për dorëheqje”, kishte thënë trajneri portugez.
Marseille doli tani me një njoftim se e ka shkarkuar Villas-Boasin për këtë veprim të bërë publik në media. /Telegrafi/