Telegrafi

Zyrtare: Pas 12 vjetëve te City, Joe Hart transferohet te Burnley

Burnley ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me portierin Joe Hart.

Ky i fundit i solli në arkën e skuadrës së Manchester Cityt mbi katër milionë euro.

Clarets konfirmuarn transferimin përmes ueb-faqen së tyre zyrtare, duke mos dhënë shumë detaje rreth shumës së transferimit.

Menaxheri Sean Dyche nuk priste që të blinte portier gjatë verës, por lëndimet e Nick Pope dhe Tom Heaton – të dy reprezentues të Anglisë – detyruan të bëjë këtë lëvizje.

Hart kaloi 12 vjet si lojtar i Cityt, por humbi besimin e klubit pas arritjes së Pep Guardiolës dhe kaloi dy stinor në formë huazimi te Torino dhe West Ham United.

Theksojmë se 31-vjeçari humbi edhe vendin në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, ku i zuri vendin Jordan Pickford, Jack Butland dhe Pope.

Hart, i cili krenohet me 75 paraqitje me kombëtaren angleze, ka dy trofe të Ligës Premier dhe do të mbajë numrin 20 te skuadra e re. /Telegrafi/