Site icon Telegrafi

Zyrtare: Partizani prezanton Redon Ismailin

Redon Ismaili ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transfuar në kampionatin shqiptar.

Talenti i madh kosovar është larguar nga Gjilani dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit shqiptar te Partizani.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me kampionin në fuqi të Shqipërisë, Partizanin.

Ai është prezantuar nga drejtori sportiv Arbër Abilaliaj dhe ka marrë fanellën me numër 8.

Njoftimi i plotë nga FK Partizani:

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version