FK Partizani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë të ditur për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur Skënder Gega.
Kjo nuk do të jetë hera e parë për Gegën që do të marrë drejtimin e Partizanit.
Ai kishte qenë edhe më parë pjesë e tyre gjatë sezonit 2018/2019, ku madje kishte arritur ta fitojë titullin kampion.
Njoftimi i plotë i Partizanit:
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega.
Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega.
Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe per sezonin e ardhshem.
Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019.
/Telegrafi/