Telegrafi

Zyrtare: Parma prezanton Buffonin me një super video në rolin e ‘Supermanit’

Parma ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit veteran italian, Gianluigi Buffon, i cili vjen si transferim i lirë nga Juventusi.

Buffon mori debutimin e tij në Serie A te Parma para 26 viteve, teksa sot (e enjte) është rikthyer te ky klub pas plot 20 viteve.

Është vet klubi nga Stadio Ennio Tardini që ka konfirmuar rikthimin e Buffonit.

Njoftimi i klubit emilian erdhi me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale, ndërsa thuhet se kontratë është dyvjeçare.

“Ai është përsëri aty ku i takon. Ai është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Parmas.

Ky njoftim i Parmas erdhi me një super-video, ku Buffon shihet në rolin e ‘Supermanit’. /Telegrafi/