Site icon Telegrafi

Zyrtare: Paris Saint-Germain nënshkruan me William Pocho

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit William Pacho nga Eintracht Frankfurt.

Kampioni në fuqi i Ligue 1 ka vazhduar me përforcime edhe këtë verë, ndërsa sot (e premte) ka zyrtarizuar një të tillë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Pacho, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

 

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Willian Pacho”.

“Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili do të mbajë numrin 51, bëhet lojtari i parë ekuadorian në historinë e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Transferimi i qendërmbrojtësit thuhet se i ka kushtuar Paris Saint-Germaint plotë 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version