Telegrafi

Zyrtare: Paris Saint-Germain nënshkruan me sulmuesin Hugo Ekitike

Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Hugo Ekitike nga Reims.

Kampioni aktual i Ligue 1 ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2023/23.

Pas transferimit të mesfushorit Vitinha nga Porto, trajnerit Christophe Galtier nga Nice, PSG ka kryer edhe një transferim.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vitinha, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Bëhet fjalë për sulmuesin 20-vjeçar francez, Hugo Ekitike, i cili është zyrtarizuar sot (e shtunë) nga kampioni i Ligue 1.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Hugo Ekitike nga Stade de Reims”.

“Sulmuesi francez është transferuar në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje”, thuhet në njoftim.

Transferimi i sulmuesit francez thuhet se do t’i kushtojë parisienëve plot 35 milionë euro përfshirë bonuset. /Telegrafi/