Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Cher Ndour si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Benfican.
Klubi francez ka vazhduar me përforcime këtë verë, pasi tashmë ka konfirmuar transferimin e gjashtë në këtë afat kalimtar.
Pas Milan Skriniar, Marco Asensio, Manuel Ugarte, Lee Kang-In dhe Lucas Hernandez, PSG ka konfirmuar edhe ardhjen e Cher Ndour me anë të faqes zyrtare.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Cher Ndour. Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin dhe do të mbajë numrin 27”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
🔴 #WelcomeNdour 🔵
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 12, 2023
Ndour filloi si lojtar akademie për Brescian në vitin 2009, më pas kaloi te Atalanta më 2013, përpara se të transferohej në Portugali në vitin 2020 për të nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Benfica.
Mesfushori italo-senegalez fillimisht u paraqit për ekipin rezervë të Lisbonës në Liga Portugal 2, duke u bërë kështu, në moshën 16 vjeç e 279 ditë, lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur për Benfica B.
🆕✍️
Le Paris Saint-Germain a le plaisir d’annoncer la signature de Cher Ndour.
Le milieu de terrain de 18 ans a paraphé un contrat de cinq ans avec le Club. Il portera le numéro 27.#WelcomeNdour— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 12, 2023
Më 18 mars 2023, ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në një lojë kundër Vitoria de Guimaraes, gjë që i dha atij mundësinë për të luajtur një pjesë në fitoren e titullit të ligës së Benfica-s sezonin e kaluar.
“Jam shumë i prekur. Është një përzierje emocionesh, por është lumturi mbi të gjitha sepse Paris Saint-Germain është një nga klubet më të mira në botë me kaq shumë fitues dhe për mua është një nder të jem pjesë e kësaj familjeje të re”, ka thënë Ndour pas transferimit. /Telegrafi/